E drejta dhe mbrojtja nga dhuna

Të drejtat e tua:

  • Ju keni të drejtë banimi në strehimore të sigurta (në Geteburg).
  • Ju keni të drejtë për një jetë pa dhunë dhe diskriminim. Trupi i juaj eshtë i juaji.

Sipas marrveshjeve ndërkombëtare të gjitha gratë kanë të drejtën e mrojtjes nga dhuna, edhe nëse ato jetojnë në ndonjë shtet pa leje qen­drimi. Edhe nëse juve ju mungonë leje qendrimi por jetoni në Suedi, ASKUSH! Nuk ka të drejtë të përdorë dhunë ndaj juve; askush në familjen e juaj, as shefi juaj, as qiradhënësi juaj, as personat zyrtarë e as policija. Kur dikush bën diqka kundër jush që ju nuk dëshironi; thuani JO! Ju keni të drejtë ta mbroni veten.

Në Suedi ekziston një ligj që quhet ligji i grave (Kvinnofridslagen). Në këtë ligj thuhet se gratë kanë të drejtë mbrojtjeje ndaj dhunës, nëpërmes për-shembull të banojë në të ashtëquajturat strehimore. Gratë kanë gjithashtu të drejtë mbështetje në kontakt me policin dhe gjykaten. Për fat të keq shpesh shkon ligji për të huajt para ligjit të grave kjo bënë që gratë që nuk kanë leje qendrimi nuk mundë të marrin ndihmë. Kjo është vështirë që të marrin të holla nga komuna dhe tju japin ndihmë grave që janë pa leje qendrimi.

Komuna e Göteburgut ka marrë vendim në vitin 2010 që gratë që janë pa leje qendrimi, gjithashtu do të kenë mbrojtje nga dhuna. Kjo don të thotë që që komuna do ti paguaj strehimoret që pranojnë gratë pa leje qen­drimi. Për fat të keq nuk funksionojnë shum mirë por është me rëndësi që ju ta dini që në komunen e Göteburgut ju mund të kërkoni ndihmë.

Dhunë eshtë për shembull:

  • Dhuna fizike është shtymja dhe mbajtja me zor.
  • Dhunë psiqike janë fjalët fyese, shantazh emocjonal, kërcnim për dhunë apo kontroll të jetës së juaj.
  • Dhuna seksuale apo ngacmim: të kryejn seks me juve pa dëshirën tënde, të marrë juve me dhunë dhe të detyrojë që të kryeni akt seksual pa dëshirën e juaj.

Nëse ju jetoni në një marrdhënje të dhunëshme është mirë të mendoni që:

  • Të mbani kopje dokumente të rëndësishme, si përshembull pasa-portë dhe dokumente tjera identifikuese në një vend të sigurt.
  • Të keni një qantë të mbushur me rroba, barna dhe gjëra të tjera që ju dhe fëmijët kanë nevojë.
  • Informohuni për të drejtat e juaja, kërkoni ndihmë nga interneti, librat, shokë dhe shoqata.

Falas ndihmë, mbështetje dhe informacjon në lidhje me mbrojtjen nga dhuna:

  • Strehimorja për gra dhe vajza Ada: 031 -13 11 66
  • Strehimorja Terrafem: 020 – 52 10 10
  • Organizata kombëtare për stehimoret e grave dhe të vajzave: 020 – 50 50 50
  • Stödnätet (Rrjeti mbështetës): 031 – 331 21 79 apo 031 – 331 99 02
  • Socialjouren: 031 – 365 87 00
  • Strehimorja finlandeze Piilopirtti në Angered: 031 – 330 25 56
  • Askush nuk është i paligjëshëm: 0704 – 37 75 24