E drejta për një jetë të durueshme

Të gjitha aktivitetet dhe këshillat në këtë kapitull janë falas (në përjashtim të disave) dhe ju nuk keni nevojë të tregoni numrat personal për me marr pjesë. Mbani në mend se këto janë ak-tivitete të lira dhe kjo don të thot se qdo kush mund të marrë pjesë.

Stërvitja dhe shëndeti

Në hälsotek gjinden aktivitete të ndryshme si vetë ndihmë gruper, shetitje, gjimnastik, kurse për ndërprerjen e duhanit, kurse për ushqim dhe stërvitje dhe shumë të tjera. Kontaktoni hälsoteken në zonen tuaj apo shkoni atje dhe informohuni më shumë.

Angered: 031 -365 11 44
E-mail: halsoteket@angered.goteborg.se
Adresa: Kultivatorgatan 4, Box 34, 424 21 Angered

Kortedala / Bergsjön: 031 – 365 44 70
E-mail: anna.laursdotter.garpvall@ostra.goteborg.se Adresa: Kortedala Torg 1

Västra Frölunda: 031 – 366 28 64
Adresa: Frölunda Kulturhus, Frölunda Torg

Bibliotekat

Të gjithë mund të huazojnë libra, filma, apo disqe. Nëse ju nuk mund të jepni të dhënat personale dhe adres, ju nuk mund të keni një kartelë per-sonale të bibliotekes, mirpo biblioteka mund të ju ndihmojë juve me një lloj kartele administrative. Ju mundë të pyesni në recepcjon në bibliotek. Këtë kartelë ju mund ta përdorni edhe për të huazuar kompjuter apo in­ternet në bibliotek. Nëse fëmijët e juaj janë në shkollë ata mund të huazojnë përmes instuticjoneve shkollore.
Kontaktoni biblioteken në këte pjes të qytetit ku ju jetoni, dhe ata mundë të ju ndihmojnë juve.

Muzet

Në Göteborg gjinden Röhsska museet. Stadsmuseet, Sjöfartmuseet, dhe Världskulturmuseet. Në njërin prej këtyre muzeve ju mund të bleni një biletë që vlenë një vit dhe kushton 40 kruna. Fëmijët deri në moshen 18 vjeqare mund të hyjnë falas. Muzet kanë shpesh dhoma të mira ku fëmi-jët mund të luajnë.

Parashkolla të hapura

Parashkolla të hapura gjinden në të gjitha pjesët e qytetit. Aty ju mund të shkoni me fëmijët e vegjël prej 0-6 vjeq, dhe mund të këndoni, luani dhe të pini ndonjë kafe. Shumë prej këtyre parashkollave drejtohen nga Kishat Suedeze mirpo ju jeni të mirëseardhur pa marrë parasysh be-simit. Për të gjetur një parashkoll të hapur afër jush, ju mund të klikoni në “öppen förskola+göteborg+(pjesen e qytetit ku ju jetoni)”.

Kishat

Në shumë kisha gjinden për shembull kafe dhe grupe studimi, të gjithë janë të mirseardhur pa marrë parasysh besimin.

RFSL

RFSL është shoqata kombëtare për të drejtat e homoseksuelave, person-ave të dy gjinishëm (bisexuella) dhe personave me gjini të ndryshme (transpersoner). RFSL punon që personat që janë homoseksuel, të dy gjinishem apo me gjini të ndryshme të kenë të drejtat mundësitë dhe detyrimet e njejta si të gjithë të tjerët.
Në RFSL në Geteborg gjindet HaBit një vendtakimi, ku ju mund të pini kafe, të bisedoni dhe takoheni me dikënd prej personeli. HaBit është e hapur të merkurave prej orës 18.00 – 21.00 dhe të djelave prej 17.00 – 20.00.
RFSL Göteborg: 031 -13 83 00. Adresa: Stora Badhusgatan 6, kati i 9.
RFSL Borås: 033- 10 69 70

Stödnätet (Rrjeti mbështetës)

Rrjeti mbështetës është një shoqatë multikulturore që ju ndihmonë grave, fëmijëve dhe të rinjëve. Këtu për shembull ju mund të kërkoni ndihmë juridike, ndihmë në raste të kontaktit me autoritetet e shtetit, si dhe mundësi të takimit me persona të tjerë. Numri i telefonit: 031 – 331 21 79 ose 031 – 331 99 02

Ingen Människa är illegal (Askush nuk është i paligjëshëm)

Ingen maniska är illegal: punonë që praktikisht ti mbështes personat që nuk kanë leje qendrimi. Ky grup mund të ndihmojë për shembull me banim, ushqim, bileta per tramvaj dhe autobus si dhe rroba. Ata organi-zojnë gjithashtu edhe aktivitete dhe pushime për fëmijë që nuk kanë leje qendrimi. Numri i telefonit: 070 – 437 75 24

Huldas hus (Shtëpija Huldas)

Huldas hus është një vendtakim që ofron aktivitete dhe mbështetje. Ne kemi grupe që punojnë për shembull me material tekstili, art, aftësi kompjuterike dhe kujdes shendetsor. Në huldas hus gjinden gjithashtu edhe telefon, kompjuter me kyqje ne internet si dhe mundësi që ti pas-troni rrobat dhe të pastroheni.
Numri i telefonit: 031 – 367 96 90

Mbani mand:

Gjthmonë të keni një biletë të vlefshme kur ju udhëtoni me tramvaj apo autobus, kështuqë ju nuk keni nevojë të brengoseni kur ju tako-heni me kontrollantët e biljetave.