E drejta për një proces të drejtë të azilit

Të drejtat e tua:

  • Ju keni të drejtë të kërkoni azil.
  • Ju keni të drejtë azili nëse keni arsye të vërteta për azil.
  • Ju keni të drejtë të zgjidhni gjinin për përkthyes, asistente, dhe advokat / jurist.
  • Ju keni të drejtë të takimit me advokatin / juristin dhe me entin e emigrimit.

Në bazë të ligjit për të huajt kapitulli 4.1 § me ligj refugjat është ai njeri që ndjehet thellsisht i friksuar për persekutim për shkak të racës, kombësis, politikës apo besimeve fetare, apo për shkak të gjinis, orientimit seksual apo antarsis në ndonjë grup tjetër shoqror, mirpo për shkak të frikës nuk është i gatshëm të kërkoj mbrojtje në vendin e vet. Si refugjat konsiderohet edhe një i huaj që eshtë pa shtetsi qe ka të njetat arsye si më lartë, dhe gjindet jashtë këtij shteti ku ai ose ajo më parë kanë pasur vendbanimin e tyre të përhershëm, mirpo nuk munden apo për shkak të frikës nuk dëshi-rojnë të kthehen atje. Në praktikë ligji ndiqet shum dobët. Kjo për shkak se enti i emigrimit ka njohuri shum të dobëta lidhur me regullat që vlejnë, si dhe ata kanë paragjykime dhe të kuptuar të dobët se si të bashkëveprojnë me strukturat e pushtetit. Ekzistojnë nganjëherë një mosgatishmëri apo munges e kohës për të njohur më afër me arsyet e ikjes suaj që ju si grua apo person i dygjinishëm mund të keni. Per të marrë azil kërkohet nga ju që të tregosh ne entin e emigrimit se ju i jeni ekspozuar persekutimit, dhunës, si dhe ju duhet tu tregoni se ju jeni i rrezikuar persëri ne rast kthimi. Mirpo edhe personat që kanë dëshmi të förta shpesh ndodhë që të marrin refuzim në kërkesen për azil.

Të kërkosh azil përsëri

Katër vite pas marrjes së refuzimit në kërkesen për azil, ju mundë të kërkoni prap azil. Pra fillon një azil proces që eshtë i njejtë si i pari, mirpo kërkesa e parë mundë të ndikoj në kërkesen e re. Enti i emigrimit do tju pyes nëse ju prapë kërkoni azil me të njejtat shkaqe apo keni krejt shkaqe të reja. Në praktik shpesh ndodhë që enti i emigrimit merr shkaqet e vjetra dhe të rejat së bashku në procesin e ri të azilit.

Për juve që keni jetuar pa leje qendrimi dhe asnjëherë nuk keni qënë në kontakt me entin e emigrimit:

Nëse ju asnjëherë nuk keni kërkuar azil mirpo keni nevojë për mbrojtje, ju keni gjithmonë të drejtë të provoni arsyet e juaja për azil në Suedi. Vlenë e njejta gjë për juve si për ata që kur vijnë në Suedi drejt kerkojnë azil. Nëse ju keni pasur leje qendrimi (për shmbull leje qendrim për punë apo keni pasur turist vizë) mirpo keni marrë vendim dëbimi dhe tani jetoni pa leje qendrim, procesi eshë pak më ndryshe që të kërkoni azil. Mund të telefononi zyren për këshilla ne 0200 – 88 00 66 (falas) nëse dëshironi që të informoheni më shum.

Është mirë të marrësh në konsiderat:

  • Rreziku i persekutimit për shkak se ju jeni grua, apo person i dy gjin-ishëm mund të rezultojë në marrjen e statusit të refugjatit. Ju mundë të jeni i përndjekur nga shteti (per shembull policia, ushtria, apo gjyqi) apo i përndjekur nga burri / partneri, familja apo individ të tjerë.
  • Nëse ju keni ikur për shkak të përndjekjes, nga shteti apo individ të tjerë se ju jeni homoseksual, person me dy gjini (bisexuell), apo person me gjini të ndryshume (transperson), keni të drejtë azili.
  • Përndjekja për shkaqe të besimeve politike mundë të rezultojë me marrjen e statusit të refugjatit. Politik nuk don të thot vetëm të marrësh pjesë ne aktivitete politike. Bëhet fjalë për shembull nëse ju jeni në kundershtimi me shtetin shoqerin apo vlerat familjäre mbi gjinin dhe seksualitetin.
  • Mundohuni që në këtë kohë të tregoni sa ma shum që të jetë e mundur në hollësi për advokatin, juristin apo entin e emigrimit për të gjitha shkaqet e azilit, do të thotë të gjitha problemet në vendlindje. Edhe nëse janë përvoja të dhimbshme dhe keni frikë ndaj dhunës, kërcënimit me vdekje apo sulm nga policija, burri partneri apo familja juaj. Mundo­huni që të merrni dëshmi që munden me përforcu friken tuaj, per shem­bull vertetim prej vendlindje, letër kërcënuese, vërtetim prej mjeku, dëshmitar, fotografi etj.
  • Gjithmone tregoju advokatit, juristit, apo entit të emigrimit nëse situ-ata juaj ndryshon, per shembull, nëse ndodhin gjëra të reja në jetën tënde që bëjnë që frika për kthim të rritet.
  • Sigurohuni që ju të keni kopjet e të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me procesin e azilit.
  • Nëse ju keni ardhur këtu në Suedi për shkak të lidhjes me ndonjë burrë / partner mirpo lidhja ka përfunduar, ekzistonë një mundësi e vogël të vazhoni leje qendrimin. Nëse ju keni pasur mundësin të krijoni një lidhje specjale këtu ne Suedi, mirpo lidhja ka përfundu për shkak se ju apo fëmijët e juaj u janë ekspozuar dhunës, apo ekzistojnë tjera arsye të förta juve ju vazhdohet leje qendrimi. Kjo vlenë edhe për burra që jetojnë me burra dhe gra që jetojnë me gra.

Falas këshilla, përkrahje dhe informacjone mbi azilin:

  • Rådgivningsbyrån: 0200 – 88 00 66 (falas)
  • Amnesty International: 08-729 02 00
  • Farr – Këshilli kombëtar per grupet e refugjatve dhe azilkërkuesve: 023 -132 45