Sugjerime për mjete

Kontrollimet e identitetit

Kur dikush ndalet nga policia, mendo:

  • Para se të tregosh kartën tënde të identitetit, në qoftë se ti mendon se dëshiron ta bëshë këtë, pyete policiné se në cilin paragraf ligjor mbështeten.
  • Pyete policinë të shpjegojë pse dhe në çfarë baze ata vendosën për ta verifikuar identitetin tënd. Kjo për shkak se është mirë që të kihet një shpjegim i parë nga policia i shkruar në një kallëzim eventual, në rastin nëse ata do t`i ndryshonin të dhënat e tyre më vonë. Nëse ke kohë / mundësi incizoje me telefon atë që ata e thonë.
  • Merre emrin e policit dhe emrin e eprorit përgjegjës.

Mbi çfarë baze policia ka të drejtë t`i bëjë kontrollimet e identitetit të personave?

Në rast të dyshimit për vepër penale

Sipas Ligjit për Rendit Publik, është e ndaluar dhe e dënueshme që mos të paguhet udhëtimi.  Në kësi rasti policia ka të drejtë për të identifikuar një person që nuk paguan.
Sipas Ligjit për Rendit Publik, gjithashtu është e ndaluar që t`i sigurohet vetes qasje në zonën brenda hyrjeve të bllokuara të metros (nëse ti ndodhesh në Stokholm) pa treguar provë të vlefshme për udhëtim. Çdokush që ka shkelur Ligjin për Rendit Publik dhe ka hyrë në zonën e bllokuar brenda metros pa provë për udhëtim është i detyruar që sipas vërejtjes së një nëpunësi të trafikut të largohet nga zona e ndërmarrjes transportuese ose mjeti transportues.

Policia apo roja e rendit mund ta largojë ose mënjanojë një person në bazë të Ligjit për Rendit Publik në qoftë se ai nuk është larguar nga zona e ndërmarrjes transportuese pasi që atij i është tërhequr vërejtja nga nëpunësi i trafikut.

Kushdo që i ka siguruar vetes qasje në metro në zonën brenda hyrjeve të bllokuara pa qenë në gjendje të tregojnë një provë të vlefshme për udhëtim mund të gjobitet me para, nëse nuk është aktual një dënim më i rëndë sipas Kodit Penal.

Nëse ekziston një arsye e veçantë për një polic për të besuar se një person i panjohur është i kërkuar ose nën urdhër arresti

Sipas § 14 të Ligjit të Policisë, polica kur has në një person të panjohur dhe ka arsye të veçanta të supozohet se ai është i kërkuar ose nën urdhër arresti dhe duke u bazuar në ligj, ai do të privohet nga liria në çastin e takimit, personi do të ndalet për identifikim, nëse ai  nuk pranon të japë informacione në lidhje me identitetin e vet ose nëse ka arsye për të besuar se të dhënat e tij për këtë janë të pasakta.

Koment :
Që dikush të privohet nga liria, nuk janë aktuale vetëm çështjet penale, por gjithashtu edhe rastet kur një person sipas vendimit të Entit për Migracionit ose vendimit të Autoritetit të Policisë do të merret në mbajtje.

Arsye e veçantë për të supozuar sipas komentimit të ligjit (që do të përdoret nga autoritetet dhe gjykatat, kur ata interpretojnë ligjin) është kur një personi i mungon dokumenti i legjitimimit dhe pamja e tij përputhet me përshkrimin e një personi në kërkim.  

Në Suedi, megjithatë, janë mbi 12 000 të kërkuarr për shkak se ata nuk janë larguar nga Suedia pas vendimit për dëbim. Prandaj, në parim është e pamundur që policia të ketë “arsye të veçantë për të supozuar” se çdokush në një vend publik është i kërkuar apo pamja e personit përputhet me dikë që është në kërkim.

Nëse ka arsye të bazuar për policinë për të supozuar se një të huaji i mungon e drejta për të qëndruar në Suedi , ose nëse përndryshe ka arsye të veçantë për kontrollim

Sipas kapitullit 9 . § 9 i Ligjit mbi të huajt, një i huaj që banon në Suedi është i obliguar që me kërkesën e një polici ta tregojë pasaportën ose dokumente të tjera që tregojnë se ai ka të drejtë qëndrimi në Suedi.

Kontrollimi mund të bëhet vetëm nëse ka arsye të bazuara për të supozuar se i huaji nuk ka të drejtë për të qëndruar këtu në vend, ose në qoftë se ka arsye të veçanta për kontrollim.

Koment i ligjit:
I huajt = një person i cili nuk ka shtetësi suedeze.
Dispozita nuk nënkupton ndonjë detyrim që i huaji gjithmonë ta ketë pasaportën me vete gjatë qëndrimit në Suedi.

Të bëhet një kallëzim te  Përfaqësuesi Juridik i Drejtësisë (Suedisht: Justitieombudsmanen, JO)

Një JO – kallëzim ti e bën më së lehti nëpërmjet një formulari në faqen e internetit të JO-së (www.jo.se/sv/JO-anmalan/ ) . Ata i kërkojnë të dhënat personale të kallëzuesit, të cilat nuk është e domosdoshme të jenë të njëjta me ato të viktimës . Dikush mund të bëjë kallëzim në mënyrë anonime, por atëherë nuk e besueshme se kallëzimi do të trajtohet.

Kallëzimin ti e bën kështu:

1. Shkruaj kundër kujt drejtohet ankesa, cili institucion dhe / ose zyrtar konsideron se ka vepruar gabinmisht:
Këtu ti shkruan, për shembull, policia në Göteborg dhe emrin epolicit aktual, në qoftë se e ke atë.

2. Përshkruaj se çfarë ka ndodhur dhe kur ka ndodhur:
Të jeshë sa më shumë që të mundesh i detajuar dhe përshkrues në disfavor të policisë për shembull ti ke ecur me një ritëm normal, në rrugë për të takuar ndonjë mik / në shkollë apo në punë , etj. Mundohu të marrësh dialog të hollësishëm me policin: a thanë ata diçka nënçmuese, armiqësore për të huajt, diskriminuese, diçka në lidhje me personat me të cilët ti shoqëroheshe  ose për zonën në të cilën ndodheshe?  Është e rëndësishme që të marrësh me vete gjithçka, sepse policia  mund ta ndryshojë rrëfimin gradualisht.

3. Në çfarë mënyre mendoni Ju se institucioni  / zyrtari ka vepruar në mënyrë të gabuar?
Ti mund të përgjigjet në pyetjen kështu:
Sipas Ligjit mbi të huajt kërkohet që policia të ketë arsye të bazuara për të supozuar se një i huaj nuk e ka të drejtën e qëndrimit në Suedi, ose nëse përndryshe ka arsye të veçantë për kontrollim që dokumenti i identifikimit të mund të kërkohet. Për më tepër, në punën paraprake të Ligjit mbi të huajt shkruan qartazi se policia vetëm në bazë të rrethanave se një person ka një pamje që kuptohet se ai është i huaj, kjo nuk krijon dhe nuk mund të japë arsye të mjaftueshme për ndalim përkatës në rrugë dhe për bërjen e kontrollimit të të huajit. Edhe Rregullorja e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë  RPSFS 2011:4 FAP 273-1) cek se kontrolli i brendshëm i të huajve nuk mund të bëhet vetëm mbi bazën se një person ka një pamje e cila nënkuptohet se ai është i huaj ose për shkak të gjuhës ose emrit të tij ose të saj.

Unë konsideroj se policia ka vepruar në mënyrë të gabuar dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit mbi të huajt dhe rregullat e veta për të ashtuquajturin kontroll i brendshëm. Kjo për shkak se policia më ndali mua / ose personin për të cilin e bën kallëzimin / dhe kërkoi kartën time / të tij të identitetit ka të bëjë vetëm me pamjen time… /  gjuhën tergo / arsyen arbitrare të diskriminimit.

Nuk kishte asnjë arsye të justifikueshme apo shkaqe që të supozohet se unë / ai nuk kishte të drejtë të banojë / në vend – dhe nuk kishte arsye të veçantë për të më kontrolluar. Ky ishte një rast i profilizimit etnik, i cili është diskriminues dhe i paligjshëm. Unë / ne dëshirojmë që JO të hetojë nëse policia në këtë rast të veçantë, dhe në përgjithësi gjatë këtyre kontrollimeve të brendshme të të huajve, e përmbush faktorin për baza të konsiderueshme . Unë besoj se Përfaqësuesi Juriduik i Drejtësisë duhet të hetojë nëse metodat e përdorura nga policia në kuadër të të ashtuquajturit kontrollim i kufitar i brendshëm janë në përputhje me ligjin në rastin tim dhe raste të tjera të ngjashme. Ka pasiguri të madhe në lidhje me këtë – policë të ndryshëm e interpretojnë ligjin në mënyra të ndryshme dhe në media shprehen në mënyra kontradiktore. Janë të nevojshme sqarime për policinë dhe opinionin.

Kontakto Revajouren (revajouren@gmail.com ) në qoftë se dëshiron që të keshë më shumë informacione në lidhje me rregullat dhe kompetencat e policisë për të kryer kontrollime të identitetit dhe se çfarë mundësish ke që ti i për të shkuar më tutje, nëse ti i ekspozohesh një kontrolli, pa arsye të qartë!