Të drejtë për kujdes shëndetsor

Të drejtat e tua:

  • Ju keni të drejtë për trajtim emergjent dhe trajtim që nuk mundë të pres.

Në Suedi kanë të gjithë të drejtë për trajtim emergjent dhe trajtim që nuk mundë të pres, edhe nëse janë pa leje qendrimi. Në vitin 2008 kanë ven-dosë në regjionin jugor të Suedis që personat që kanë nevojë për trajtim emergjent apo trajtim të menjëhershëm do ta marrin këte edhe nëse nuk mund të paguajn. Spitali Sahlgrenska në Göteborg vendosi në vitin 2006 që të gjithë që kërkojnë trajtim emergjent apo trajtim të menjëher-shëm do të marrin këtë edhe nëse ata nuk mund të paguajn.

Në Geteburg gjindet Rosengrenska / Kryqi i kuq (Röda korset) që janë një rrjet i pamvarur nga prefesionist të kujdesit shëndetsorë që ju ndihmojnë njerzve pa leje qendrimi. Telefonat kujdestar: 0704 – 06 66 70 (kjo kushton si një telefonat e za-konshme). Ju mundeni gjithashtu të të shkruani një sms me tekst: “Telefonomni mua!”(“Ring mig!”) dhe numrin tënd tënd të telefonit, ata do tju thërrasin juve.

Për juve që banoni jashtë Göteburgu ekzistojnë personel shendetsor që
munden të ju ndihmojnë juve:
Në Skövde. Qendra e kryqit të kuq: 0500 – 42 49 95
Në Trollhättan. Diakon Ingela Hadin: 0520 – 47 40 36
Në Borås. Porten: 0735 – 63 20 80 apo 033 – 10 77 21

Kujdesi për nënat shtatzëna

Nëse ju jeni shtazënë ju keni të drejtë për trajtim të shtatzanis. Kontak-toje shtëpinë shëndetsore më të afërt dhe thuaju që ju jeni shtatzënë dhe keni nevojë për trajtim të shtatzanis.

Aborti

Në Suedi ju keni të drejtë vetë me vendosë për abort deri në fund të javës së 18. Nëse ju keni nevojë ta kryeni një abort, mund të telefononi në Östra sjukhuset (spitalin lindor) si dhe mundeni me kërku ndihmë ne Rosengrenska.

Spitalin lindor: 031 – 343 42 15
Orari i punës: e hënë-e ejte 08:00 – 11:30,13:00 – 15:00 të premtave 08:00- 11:30

Lindje e fëmije

Östra sjukhuset, spitali i lindjes, i hapur qdo ditë: 031 – 342 10 00

Kujdesi psikeatrik

Shërbimet psikeatrike për të rritur gjinden në Östra sjukhuset (spitali lindor). Është i hapur qdo ditë dhe ju nuk keni nevojë me caktu kohë. Kujdes psikeatrik për fëmijë, BUP, gjindet gjthashtu në Östra sjukhuset: 031 – 343 55 44, hapur qdo ditë. Adresa: Vitaminvägen 17, 416 50 Göteborg.

Sëmundjet ngjitëse seksuale

Për të bër kontroll për sëmundjet ngjitse seksuale apo me marr barna mund të shkoni në kliniken për lëkurë (hud) dhe kön (sëmundje të or-ganeve gjenitale) në Sahlgrenska: 031 – 343 83 31

Kujdesi për SIDA

Klinika infektive në Östra sjukhuset ju ndihmonë të gjithëve me trajtim dhe barna. Nëseju keni nevojë për përkthyesju duhet të telefononi dhe të leni takim. Luteni dikënd që mund të flas suedisht të telefonoj dhe të kërkoj një përkthyes në kohen që e keni caktuar. Për me caktu kohë ju duhet të telefononi në numrin: 031 – 343 42 81. Nëse ju nuk keni nevojë për përkthyes keni mundësi edhe me shku drejt pa caktu kohë. Orari: e hënë-e premte 08:00 – 17:00. Adresa: Journalvägen 10, kati i 1, Göteborg.

Për dhënjen e këshillave ju mund të thërrisni drejt te infermieret: të hënave – të premtave prej 08:00 – 17:00.
Lissie: 031 – 343 55 22
Marie: 031 -343 48 68
Nia: 031 -343 42 84

Kujdesi dentar në regjionin Västra Götaland

Ju keni të drejtë për trajtim të dhëmbëve edhe nëse ju nuk mund të pa-guani dhe jeni njeri pa leje qendrimi. Në të gjitha qytetet e västra göta­land gjinden ndihmë akute për dhëmbë, ata nuk mundë të ju thojnë jo!

Kujdes emergjent dentar në Göteburg: 031 – 80 78 00. Orari e hënë – e premte prej orës 08:00 – 20:00; të shtunave dhe të djelave prej orës 08:00 – 16:00. Adresa: Odinsgatan 10,411 03 Göteborg.

Ndihmë urgjente për dhëmbë ju mund të kërkoni gjithashtu edhe në:
Skaraborg: 0500-44 71 00
Södra Älvsborg: 033 – 616 10 00
Uddevalla: 0522 – 92 000

Mbani mend:

  • Në rastë të sëmundjes akute, telefononi në numrin e urgjences 112! Do të vijë një ambulancë, mirpo policija nuk vjen.
  • Në rastë të sëmundjes akute, vizitoni Östra sjukhuset (spitalin lindor) apo Sahlgrenska, ata do tju ndihmojnë juve.
  • Ju mundeni gjithmone me telefonu shërbimin mjeksorë për të kërkuar mbështetje, ndihmë dhe këshilla nëpermjet telefonit. Ju mund të jeni anonim dhe kjo është falas. Nëse ju nuk mund të flisni mir suedisht mundet ndonjë i afër i juaji të telefonoj në vendin tënd 1177.
  • Ju mundeni gjithmonë të kontaktoni Rosengrenska për mbështetje, ndihmë apo edhe nëse dëshironi që dikush të vijë me juve në spital. Apo shtëpi shendetsore.
  • Fëmijët që nuk kanë leje qendrimi kanë të njejtat të drejta për kujdes shëndetsor, sikurse fëmijët e tjerë që kanë leje qendrimi. Kjo do të thotë që fëmijët kanë të gjitha të drejtat për kujdes shendetsor si dhe për dhëmbë, BVC, dhe vaksinim.
  • Tregoju gjithmonë identitetin tuaj të vëtetë në raste kontakti me shër-bimet shëndetsore. Kujdestari i ruan të gjitha informatat në një ditår për shembull, shqetsimet, lëndimet si dhe të gjitha informatat lidhur me barnat e juaja. Ky lloj informacjoni është i rëndësishëm që ju garanton juve një trajtim shendesor të mir. Dokumentacjoni është i rëndësishëm gjithashtu edhe për të pasur dëshmi për gjendjen tuaj shendetsore në procesin e azilit. Mjeksia kanë sekret nga policija dhe enti i emigrimit dhe nuk e kanë të lejueshme të dërgojnë të dhënat e juaja. Nëse prap ju keni frikë me ju tregu emrin e juaj, për heren e parë kur ju kontaktoni spitalin apo shtëpin shendetsore mundeni me i pyet: “A i tregoni të dhënat e mija edhe për të tjerët?”