Te drejte te kerkoni ndihme prej Socjali

Të drejtat e tua:

  • Ju keni të drejtë për ndihmë ekonomike (të holla për qira dhe ushqim). Telefonoji socjalit në atë pjesë të qytetit / komunë ku ju jetoni dhe kërkoju që ju të leni kërkesen për ndihmë eko­nomike. Nëse punonjësi i socjalit thotë jo, prap mund të leni kërkesen sepse ju banoni në këte komunë, dhe thuaj që ju nuk mund të ndreqni situaten ndry­she, kështu që komuna ka përgjegjësi për të gjithë njerzit që banojnë këtu, e edhe për njerzit pa leje qendrimi.
  • Nëse socjali nuk e pranon kërkesen tënde duhet që ata të shkruajn këte në një letër dhe tua jap juve. Nëse ata nuk ta japin këtë letër, kërkoje atë.
  • Ju keni të drejtë ankese në vendimin e socjalit, dhe në rast nevoje të marrësh ndihmë prej socjali në kryerjen e ankeses.

Komuna ka përgjegjsi për të gjithë njerzit që jetojnë në komunë. Kjo don të thotë që të gjithë njerzit që kan qenë në komunë 4 javët e fundit, pa marrë parasysh a kanë apo jo leje qendrim të perhershëm. Socjali ka prandaj përgjegjësi edhe për ata persona që kanë marrë refuzim për kërkesen për leje qendrimi mirpo akoma gjinden në Suedi. Kjo është me rëndësi me dit tu tregosh socjalit kur ju si njeri pa lejeqendrimi kontak­toni ata. Eshtë mirë me marr ndonjë tjetër person me veti, në rast se kontakoni socjalin.

Ju mund edhe të kërkoni ndihmë për kujdes, trajtim apo ndihma tjera nëse ju keni problme psiqike, abuzim, apo jeni i pa aft. Ju mundeni gjithashtu të kërkoni një person ndihmës, pushime fundjave, apo tjera ndihma për fëmijë dhe adoleshent. Ju gjithashtu mund të kërkoni edhe ndihmë financjare. Socjali nuk mund të thot jo shqyrtimit të kërkeses suaj edhe sepse ju nuk keni numra personal.

Është me rëndësi të mbani në mend:

Kur Socjali bjen në kontakt me njerëz që kanë kërkuar leje qendrimi dhe kanë marrë refuzim, nuk duhet që ata të kontaktojnë policin. Tregoju socjalit kur ju i telefononi për heren e parë, që të jeni i sigurt që ata mos te kontaktojn policin apo entin e emigrimit. Mirpo nëse policija apo mi-gracjoni vet e kontaktojnë socjalin dhe pyesin se a është ky person me kët emër këtu, duhet që socjali ti jap të dhënat e tua. Për këtë më së miri është qe mos tua japësh adresen e sakte as për socjalin. Nëse socjali bjen në kontakt me një njeri që asnjëher nuk ka kërkuar leje qendrim, ata duhet ta kontaktojnë Entin e emigrimit. Per fat të keq rregullat ligjore dhe udhëzimet interpretohen ndryshe në pjes të ndryshme të qytetit dhe komuna. Prandaj informacjoni i ketij materjali mundë të funksjonoj më mirë në disa zyra të socjalit dhe më keq në të tjerat.